ZRRE: Kushtetuesja ka refuzuar ankesën e PDK-së, vendimet tona për liberalizim të tregut të ligjshme

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike përmes një komunikate për media ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme ankesën e PDK-së për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. ZRRE thotë se kjo e konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRRE-së sa i përket këtij procesi. “Lidhur me Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese

Mars 31, 2026 - 13:00
ZRRE: Kushtetuesja ka refuzuar ankesën e PDK-së, vendimet tona për liberalizim të tregut të ligjshme
zrre:-kushtetuesja-ka-refuzuar-ankesen-e-pdk-se,-vendimet-tona-per-liberalizim-te-tregut-te-ligjshme

zrre:-kushtetuesja-ka-refuzuar-ankesen-e-pdk-se,-vendimet-tona-per-liberalizim-te-tregut-te-ligjshme

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike përmes një komunikate për media ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme ankesën e PDK-së për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

ZRRE thotë se kjo e konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRRE-së sa i përket këtij procesi.

“Lidhur me Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. Ref.: RK2990/26, të datës 23 mars 2026, në rastin KI252/25, parashtrues Partia Demokratike e Kosovës,

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se Gjykata Kushtetuese ka shpallur kërkesën e parashtruesit të papranueshme.

Ky vendim konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRRE-së dhe të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë”, njofton ZRRE.

“ZRRE vazhdon zbatimin e plotë të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje të plotë me Ligjin nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe aktet nënligjore përkatëse. Qëllimi i këtij procesi është krijimi i një tregu konkurrues, transparent dhe efikas, në interes të të gjithë konsumatorëve”, thuhet në komunikatë.