Zvogëlohen turbullirat në burimin “Shum”, uji në Strugë edhe më tej i ndaluar për pirje
Strugë, 13 shkurt – Pakësohen turbullirat në burimin “Shum” prej ku furnizohen me ujë Struga dhe fshatrat përreth, por parametrat nga mostrat e marra të mërkurën ende janë me nivel të… The post Zvogëlohen turbullirat në burimin “Shum”, uji në Strugë edhe më tej i ndaluar për pirje first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
Strugë, 13 shkurt – Pakësohen turbullirat në burimin “Shum” prej ku furnizohen me ujë Struga dhe fshatrat përreth, por parametrat nga mostrat e marra të mërkurën ende janë me nivel të lartë të turbullirave, tregojnë rezultatet e Qendrës për shëndet publik Ohër.
Mostrat e para të marra nga burimi “Shum” më 9 shkurt, sipas dr. Lidia Simonoska, specialiste e higjienës dhe ekologjisë shëndetësore në Qendrën për shëndet publik Ohër, treguan 28,56 për qind turbullira, ndërsa mostrat e 11 shkurtit tregojnë turbullira prej 10,17 për qind.
“Nëpër qytet uji çdokund është me turbullira të mëdha, kishte klor, në mënyrë shëndetësore nuk është në gjendje të rregullt, derisa nuk pakësohen në koncentrim maksimal të turbullirave, 1,5 për qind”, informoi Simonoska.
Ekipet e QSHP Ohër sot sërish do të marrin mostra nga burimi dhe drejtoresha pret pakësim të turbullirave, duke cekur se këto ditë nuk ka aktivitete tek gurthyesi, i cili ndodhet mu pranë burimit “Shum”.
“Shum”, theksoi është burimi i vetëm që mund ta sigurojë tërë komunën e Strugës, qytetin dhe fshatrat përreth që janë kyçur në ujësjellësin e qytetit. Edhe një burim është në fshatin Belicë, por ai është vetëm plotësim për stinën e verës.
Në Sektorin për punë të brendshme Ohër, siç informoi zëdhënësi Stefan Dimoski, deri në këtë moment nuk ka apsur paraqitje dhe se rasti është në procedurë parahetimore.
Prokuroria themelore publike Strugë formoi lëndë në mënyrë që të hetohen shkaqet dhe veprat eventuale të kryera penale kundër mjedisit jetësor dhe natyrës pas ndotjes enorme të ujit të pijshëm dhe për për nevojat themelore për jetë.
Uji nga ujësjellësi i Strugës nga e diela është i ndaluarpër çfarëdo lloj përdorimi për shkak të turbullirave të mëdha në burimin “Shum” dhe nëpër të gjitha vendet matëse në qytet.
The post Zvogëlohen turbullirat në burimin “Shum”, uji në Strugë edhe më tej i ndaluar për pirje first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
