Zyrtari i VMRO-DPMNE-së drejtonte makinën me shpejtësi më të lartë, nuk u dënua nga Policia!

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, se i mbrojnë funksionarët e VMRO-DPMNE-së. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, thotë se funksionarët e pushtetit bëjnë çfarë të The post Zyrtari i VMRO-DPMNE-së drejtonte makinën me shpejtësi më të lartë, nuk u dënua nga Policia! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 29, 2025 - 03:00
 0  2
Zyrtari i VMRO-DPMNE-së drejtonte makinën me shpejtësi më të lartë, nuk u dënua nga Policia!

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, se i mbrojnë funksionarët e VMRO-DPMNE-së. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, thotë se funksionarët e pushtetit bëjnë çfarë të dëshirojnë pa asnjë përgjegjësi, ndërsa thotë se me vmro-në në pushtet, në vend mbizotërojnë pandëshkueshmëria dhe qasja selektive.

LSDM publikoi edhe një video ku shihet se si një funksionar i DPMNE-së vozit në rrugët e kryeqytetit me shpejtësi më të lartë se e lejuara dhe akuzojnë se i njëjti nuk është sanksionuar për këtë vepër.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski paralajmëroi përgjegjësi penale për nëpunësin policor me urdhër të të cilit nuk është dënuar vëllai i kryetarit të Komunës së Gazi Babës i cili ka ngasur automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, por në vend të atij është dënuar një qytetar krejtësisht tjetër që nuk kishte lidhje me veprën e kryer penale.

“Ishte vërtetuar një gjendje faktike shumë më e tmerrshme se ajo e shpallur nga LSDM-ja, përkatësisht u përcaktua se nëpunësi policor ka vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe lejoi që një person i caktuar të kalonte pa një dënim përkatës që duhej t’i ishte shqiptuar. Kjo është shkelja e parë. Sheklja e dytë penale, e cila është edhe më e tmerrshme, është se një qytetar i pafajshëm, i cili nuk është i lidhur me ngjarjen, e ka deklaruar atë në dokumentacionin që po përgatit Ministria e Punëve të Brendshme, duke kryer kështu një krim të caktuar që do të ndiqet penalisht nga Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi pasdite Toshkovski për televizionin “Sitel”.

Vëllai i kryetarit të Komunës së Gazi Babës, i cili po ngiste me 88 kilometra në orë, në vend të 50 kilometrave të lejuara, sipas ministrit Toshkovski, sot është paraqitur vetë në stacionin policor “Prolet” dhe i është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 300 euro, si dhe do të procedohet me ndalim drejtimi të automjetit.

“Këtë rast MPB e zbardhi menjëherë pas informacioneve në mediat publike. Për të dërguar një mesazh se çdo nëpunës policor duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe procedurave standarde oprative. Askush nuk do të ketë mundësi të shpëtojë askënd nga përgjegjësia disiplinore ose nga ndonjë përgjegjësi tjetër”, tha Toshkovski.

The post Zyrtari i VMRO-DPMNE-së drejtonte makinën me shpejtësi më të lartë, nuk u dënua nga Policia! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .