Qeveria kthen Ambasadorët e Pendarovskit!

Me 62 vota “për” Deputetët në Kuvendin e RMV-së votuan dy interpretimet autentike, ku hapet mundësia që të thirren ambasadorët, të cilët para se të dërgohen në misione diplomatike nuk kishin qenë në seancë dëgjimore para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.   “Kundër” votuan vetëm 6 deputetë, shumica të LSDM-së, kurse nga Fronti Evropian […]

dhjetor 24, 2024 - 22:00
 0  3
Qeveria kthen Ambasadorët e Pendarovskit!

Me 62 vota “për” Deputetët në Kuvendin e RMV-së votuan dy interpretimet autentike, ku hapet mundësia që të thirren ambasadorët, të cilët para se të dërgohen në misione diplomatike nuk kishin qenë në seancë dëgjimore para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.  

“Kundër” votuan vetëm 6 deputetë, shumica të LSDM-së, kurse nga Fronti Evropian u shprehën kundër interpretimit.  

Bëhet fjalë për ambasadorë të cilët në misione ishin dërguar vetëm me lejen e ish-Presidentit Pendarovski dhe deri në fund të janarit duhet të kthehen në RMV.

Në mesin e tyre është edhe Ljubomir Fërçkovski, I cili tashmë është kthyer nga misioni në OKB pasi u dorëhoq për shkak të dyshimeve për veprime të jashtëligjshme. Në listë përmenden edhe diplomatët sikurse Andrej Zhernovski në Bukuresht, por edhe ambasadorët në Bruksel, OSBE, Pragë, Sofje, Stokholm, Sarajevë, Londër.