1 Maj do të shënohet me protesta për paga më të larta
Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë (LSM) sot bëri thirrje për protestë më 1 Maj ku do të kërkojnë rritje të pagave minimale dhe të tjera dhe kushte më të mira The post 1 Maj do të shënohet me protesta për paga më të larta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë (LSM) sot bëri thirrje për protestë më 1 Maj ku do të kërkojnë rritje të pagave minimale dhe të tjera dhe kushte më të mira të punës. Protesta do të fillojë në ora 11 para Shtëpisë së punëtorëve dhe janë ftuar të marrin pjesë Shoqatat sindikale në LSM dhe anëtaret e saja, sindikata të tjera, punonjësit, qytetarët, luftëtarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, raporton MIA.
“Të gjithë ata të cilët mendojnë mirë për punëtorin duhet të na bashkohen në këtë 1 Maj dhe përmes protestës të shprehin pakënaqësinë e punonjësve për shkak se pagat në Maqedoni janë të mjerueshme, nuk rriten siç parashihet me marrëveshje kolektive dhe Qeveria dhe punëdhënësit refuzojnë të rrisin pagën minimale në 500 euro dhe të rrisin të gjitha pagat e tjera me të paktën 100 euro”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.
Në marshin e fundit protestues, anëtarët e organeve më të larta në LSM-së kërkuan para Qeverisë tërheqjen e vendimit për rritjen e pagës minimale për 1.800 denarë dhe uljen e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar në nivelin e pagës minimale. Nga LSM gjithashtu kërkuan të ndalojnë sulmet ndaj sindikatave.
Ata i kanë dërguar propozim kryeministrit Hristijan Mickoski që bashkërisht të miratohet paga minimale prej 500 euro, si dhe të rriten pagat e tjera për 100 euro. Nëse nuk rritet paga minimale, kryesia e LSM-së shpall grevë të përgjithshme dhe nëse nuk rriten pagat e punëtorëve, shpallin protestë. Për 1 maj pritet të ketë protesta.
The post 1 Maj do të shënohet me protesta për paga më të larta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .