Snopçe: Ishte vendimi i ASH-së që krijoi sinergjinë te qytetarët

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e tij të fundit në TV Sitel, tha se ishte pikërisht vendimi i ASH-së që u bashkua me partitë tjera të LEN-it për ta bërë VLEN-in dhe në fund i morëm 107 mijë vota. Ai tha se ishte një rezultat i madh që morën nga zgjedhjet […]

Prill 24, 2025 - 06:00
 0  6
Snopçe: Ishte vendimi i ASH-së që krijoi sinergjinë te qytetarët
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e tij të fundit në TV Sitel, tha se ishte pikërisht vendimi i ASH-së që u bashkua me partitë tjera të LEN-it për ta bërë VLEN-in dhe në fund i morëm 107 mijë vota. Ai tha se ishte një rezultat i madh që morën nga zgjedhjet e kaluara dhe e dërguam BDI-në në opozitë.

“Në të gjithë qeveritë tjera ku ishte BDI në qeveri dhe kishte monopol dhe ishin qeveri të korrupsionit dhe të pa suksesshme. Ata asnjëherë nuk bënë asnjë revizion nga ajo se çfarë kanë premtuar dhe çfarë kanë bërë për periudhën sa ishin në qeveri. Pra ishin qeveri të papërgjegjshëm”, tha Snopçe.

Sipas tij, BDI edhe nëse kthehet në qeveri, ata janë vetëdijesuar se nuk janë gjithmonë në qeveri dhe nëse kanë qeverisur me papërgjegjësi do të përgjigjen.

Snopçe: Pushtetin qendror e kemi ndarë në mënyrë proporcionale, por atë lokal nuk mund ta ndajmë
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e tij të fundit në TVSitel ka deklaruar se menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve ka qenë e udhës VLEN të bëhet një parti politike, pasi është e qartë se me katër lider nuk funksionon.

“Ne si ASH edhe pse kemi 5 deputet, më shumë nga të gjithë partnerët e VLEN-it. Ne u pajtuam që pushteti qendror të shpërndahet në mënyrë proporcionale. Por pushteti lokal nuk mudn të ndahet në këtë mënyrë. Pushteti lokal nuk është lojë fati. Duhet të shohim edhe rrethanat tjera se kush është kandidati dhe si është e pozicionuar partia”, u shpreh Snopçe.

Ai shtoi se ata kanë dhënë propozim deri te partnerët e koalicionit të bëjnë anketa por nuk janë pranuar nga partitë tjera të VLEN-it.