-11°C në Kodrën e Diellit, mëngjes i acartë në gjithë vendin

Temperatura më e ulët e matur këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut ka qenë -11 gradë Celsius në Kodrën e Diellit. Pasojnë -9 gradë në Kumanovë, -8 në Shkup–Petrovec, Berovë The post -11°C në Kodrën e Diellit, mëngjes i acartë në gjithë vendin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 9, 2026 - 10:30
 0
-11°C në Kodrën e Diellit, mëngjes i acartë në gjithë vendin

Temperatura më e ulët e matur këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut ka qenë -11 gradë Celsius në Kodrën e Diellit. Pasojnë -9 gradë në Kumanovë, -8 në Shkup–Petrovec, Berovë dhe Kriva Pallankë, -7 në Tetovë, Demir Kapi dhe Mavrovë, ndërsa -6 gradë janë regjistruar në Shkup–Zajçev Rid, Strumicë, Veles, Shtip, Vinicë, Kavadar dhe Krushevë. Në Prilep janë matur -5 gradë, -3 në Gjevgjeli dhe Pretor, si dhe -2 gradë Celsius në Ohër dhe Manastir.

Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:00, sasia më e madhe e reshjeve të shiut është regjistruar në Ohër me 5 l/m², pasuar nga Mavrova me 3 l/m², Tetova, Demir Kapia dhe Pozhari me 2 l/m², si dhe Kriva Pallanka dhe Krusheva me 1 l/m².

Kriva Pallankë është regjistruar edhe shtresë bore prej 1 centimetri, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas parashikimeve, moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, në pjesët perëndimore dhe veriore priten reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 3 deri në 9 gradë Celsius.

Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë natës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 4 gradë Celsius. Gazata Flaka

The post -11°C në Kodrën e Diellit, mëngjes i acartë në gjithë vendin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .