24-vjeçari nga Shkupi tërheq me makinë nënën e tij për rreth 20 metra, arrestohet nga policia
Një 24-vjeçar nga një fshat i Shkupit në Komunën e Petrovecit është arrestuar nën dyshimin se ka tërhequr me automjet nënën e tij 42-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas informacioneve, ngjarja k...
Një 24-vjeçar nga një fshat i Shkupit në Komunën e Petrovecit është arrestuar nën dyshimin se ka tërhequr me automjet nënën e tij 42-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur më 25 korrik, rreth orës 18:50.
I dyshuari, duke drejtuar një automjet të tipit “Fiat” me targa të Shkupit, e ka kapur nënën e tij përmes dritares së hapur të makinës dhe e ka tërhequr për rreth 20 metra, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gruaja e lënduar është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”, ku i është ofruar ndihma mjekësore.
Zyrtarët policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria R.D. (24) rreth orës 20:30. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.