52% e institucioneve në RMV të painteresuara për të marrë trajnime mbi integritetin dhe antikorrupsionin

52 përqind e institucioneve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 janë përgjigjur se nuk kanë mbajtur trajnime për integritetin dhe anti-korrupsionit, kundrejt 48% që janë përgjigjur se udhëheqësia, përgjegjësit për zbatimin e Politikës së Integritetit dhe/ose punonjësit marrin trajnime për integritetin dhe antikorrupsionin. Kjo mes tjerash thuhet në Raportin e Antikorrupsionit për monitorimin e […]

Prill 6, 2025 - 09:00
 0  5
52% e institucioneve në RMV të painteresuara për të marrë trajnime mbi integritetin dhe antikorrupsionin
Korrupsion. Foto: 89Stocker në Canva

52 përqind e institucioneve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 janë përgjigjur se nuk kanë mbajtur trajnime për integritetin dhe anti-korrupsionit, kundrejt 48% që janë përgjigjur se udhëheqësia, përgjegjësit për zbatimin e Politikës së Integritetit dhe/ose punonjësit marrin trajnime për integritetin dhe antikorrupsionin. Kjo mes tjerash thuhet në Raportin e Antikorrupsionit për monitorimin e kryer të zbatimit të sistemit të integritetit për vitin 2024. KSHPK apostrofon se nuk mjafton që institucionet të avokojnë vetëm për zero tolerancë ndaj korrupsionit, por të gjithë zyrtarët duhet të njohin mirë politikën e integritetit, kuadrin ligjor, detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe procedurat disiplinore, penale dhe të tjera që mund të ngritin, raporton Portalb.mk.

Në këtë pjesë, institucionet e sektorit publik janë të detyruara të zbatojnë të gjitha aktet e brendshme që kanë hartuar, si dhe të fusin në procesin e përditshëm të punës të gjitha rregullat për hartografimin e rreziqeve të korrupsionit, me qëllim zbatimin dhe zhvillimin e plotë të sistemit në nivel institucioni.

Trajnimi i vazhdueshëm mbi integritetin si përgjigje parandaluese ndaj korrupsionit

Në fushën e zbatimit të sistemit të integritetit, një nga çështjet që i kushtohet vëmendje të veçantë është nëse institucioni zhvillon trajnime për integritetin dhe anti-korrupsionin, gjë që tregon përkushtimin e institucioneve për të siguruar burime njerëzore të forcuara, të arsimuara në fushën e parandalimit të korrupsionit, konfliktit të interesit dhe forcimit të integritetit, si dhe mekanizmat parandalues ​​që u janë lënë atyre sipas ligjit.

Gjatë vitit 2024, 52% e institucioneve në Maqedoninë e Veriut, janë përgjigjur se nuk kanë mbajtur trajnime për integritetin dhe anti-korrupsionit, kundrejt 48% që janë përgjigjur se udhëheqësia, përgjegjësit për zbatimin e Politikës së Integritetit dhe/ose punonjësit marrin trajnime për integritetin dhe antikorrupsionin

Burimi: Antikorrupsioni RMV
Burimi: Antikorrupsioni RMV

“KSHPK apostrofon se nuk mjafton që institucioni të avokojë vetëm për zero tolerancë ndaj korrupsionit, por të gjithë zyrtarët duhet të njohin mirë politikën e integritetit, kuadrin ligjor, detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe procedurat disiplinore, penale dhe të tjera që mund të nisin dhe pasojat e mundshme. Në sistemet e qëndrueshme të integritetit, motivi i respektimit të rregullave nuk bazohet vetëm në frikën e pasojave të mundshme, pra të procedimeve të mundshme disiplinore ose penale. Kuptimi i pasojave të korrupsionit ka një rol të rëndësishëm parandalues”, thuhet në raport.

Zbatimi i një procesi për vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit

Duke marrë parasysh se çdo institucion është i detyruar të krijojë një sistem efikas të kontrolleve të brendshme në përputhje me parimet e kontrollit të brendshëm financiar publik, KSHPK i qëndron mendimit dhe rekomandon që institucionet të vendosin procesin e menaxhimit të rreziqeve të korrupsionit si një nga segmentet më të rëndësishme në zbatimin e sistemit të integritetit.

Konkretisht, sipas Udhëzimeve për vlerësimin e rrezikut të korrupsionit institucional në Republikën e Maqedonisë së Veriut, strukturat menaxhuese janë përgjegjëse për vlerësimin dhe largimin e rreziqeve që kontribuojnë në shfaqjen e korrupsionit, përvetësimit, mashtrimit, konfliktit të interesit, përdorimit të ndikimit dhe lidhjeve për të përfituar trajtim preferencial ose çdo formë tjetër të sjelljes së paligjshme ose joetike.

Nga aspekti i menaxhimit të rreziqeve të korrupsionit, pra në pjesën e përgjigjeve të ofruara nga institucionet në pyetjen “Sa shpesh institucioni juaj kryen vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit?”, 38% e institucioneve e kryejnë këtë proces për një periudhë më të gjatë se tre vjet ose asnjëherë.

Procesi i identifikimit të rreziqeve të korrupsionit dhe planifikimi i zgjidhjeve/masave/rekomandimeve për tejkalimin e tyre duhet të rezultojë në miratimin e një regjistri të rreziqeve të identifikuara, pra sfidave të cilave duhet t’i kushtohet institucioni, për tejkalimin e tyre, duke përdorur mjetet dhe njohuritë e ofruara nga sistemi i integritetit.

Burimi: Antikorrupsioni RMV
Burimi: Antikorrupsioni RMV

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Raportin e monitorimit të kryer të zbatimit të sistemit të integritetit për vitin 2024, e publikoi më 26 mars. Ky raport, paraqet jo vetëm rezultatet e politikave të zbatuara, por edhe vizionin për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të institucionit. Të dhënat tregojnë se monitorimi përfshin 72 institucione nga pushteti qendror, 72 njësi të qeverisjes lokale, 16 institucione nga sektori i drejtësisë. Prej tyre vetëm 50 institucione të pushtetit qendror përmbushën detyrimin për plotësimin e pyetësorit.

Gjetjet kryesore të raportit, treguan se ka mungesë të akteve të brendshme për konflikt interesi – në 54% të institucioneve. Vetëm 52% e instituconeve kanë rregullore për dhurata dhe mikpritje. Niveli i ulët i monitorimit të pavarur të integritetit nga vetë institucionet dhe gjetje të tjera.