7 kallëzime penale për “shverc” në vendkalimin “Tabanoc”

Policia e Kumanoves ka njoftuar se 7 persona, shumica e të cilëve janë punonjës të Drejtorisë doganore, kanë marrë kallëzime penale për import të mallrave të ndaluara përmes vendkalimit kufitar “Tabanoc”. Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanova pa paraqitur kallezim penal ndaj R.А.(25) dhe I.R., që të dy nga Kumanova, per shkak te dyshimit […]

dhjetor 7, 2024 - 17:00
 0  5
7 kallëzime penale për “shverc” në vendkalimin “Tabanoc”

Policia e Kumanoves ka njoftuar se 7 persona, shumica e të cilëve janë punonjës të Drejtorisë doganore, kanë marrë kallëzime penale për import të mallrave të ndaluara përmes vendkalimit kufitar “Tabanoc”.

Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanova pa paraqitur kallezim penal ndaj R.А.(25) dhe I.R., që të dy nga Kumanova, per shkak te dyshimit te bazuar per veper penale “fshehje mallrash per tregtim dhe mashtrim doganor “, kunder А.L.(31) nga Kumanova,udheheqes i departamentit per qarkullim ne “Tabanoc”, B.D.(30) nga fshati Sllupcan, S. B. (61) nga Kumanova, B.М.(45) nga fshati Cerkez dhe I.K. (47) nga Kumanova, te gjithe administratorë doganorë, per shkak te dyshimit te bazuar se nuk e kane kryer conform Rregullores gjegjesisht dispozitave”, njoftojne nga Ministri e Puneve te Brendshme.

Siç shtojnë nga policia, i akuzuari i parë dhe i dyti, kanë blerë mallra për të cilat kanë ditur se janë të ndaluara për import, i kanë ngarkuar në veturën e pasagjerëve “Fiat Ducato” dhe me datë 27.02.2024 kanë tentuar ta fusin nëpermjet vendkalimit kufitar “Tabanoc”, pa duke i deklaruar ato, tek doganierët.
Të pandehurit e tjerë, gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga i pandehuri i dytë, edhe pse e dinin se malli është i ndaluar për import, e kanë lejuar hyrjen në vend dhe kanë përfituar përfitim ne menyre te jashtligjshme.

Portali “Kumanova Sot”