Ligji i gjuhëve, Taravari: Po i vuajmë pasojat e papërgjegjshmërisë së ish pushtetit
Njëri prej liderëve të koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një prononcim për media foli për situatën aktuale të krijuar në vend, saktësisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritetet të merret më 11 dhjetor. Taravari theksoi se gjithë kjo katrahurë është si pasojë e papërgjegjshme nga qeveria e kaluar. “Kjo situatë kaotike ka ardhur si […]
Njëri prej liderëve të koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një prononcim për media foli për situatën aktuale të krijuar në vend, saktësisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritetet të merret më 11 dhjetor.
Taravari theksoi se gjithë kjo katrahurë është si pasojë e papërgjegjshme nga qeveria e kaluar.
“Kjo situatë kaotike ka ardhur si pasojë e ish pushtetit, ku kishim një qeveri të papërgjegjshme. Gjitha këto punë kanë mund të mbyllen shumë më herët. Madje, edhe rasti kur u dërgua në Komisionin e Venedikut e kanë pasur njeriun e tyre që tash është deputet i BDI-së, që atëkohë ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Është dasht të mbyllet ky problem e mos të trashëgojmë ne problemet e tyre”, tha Taravari.
Sipas tij, kjo që bën Gjykata Kushtetuese është jashtë logjike dhe jashtë çdo norme njerëzore. “Më gëzon fakti shumë që gjykatësit shqiptarë do ta bojkotojnë këtë seancë, sepse kjo që bënë Gjykata Kushtetuese është jashtë çdo logjike dhe jashtë çdo norme. Nëse merret një vendim që duhet të revidohet komplet ligji, kjo do të jetë situatë jo e mirë për shqiptarët por edhe për tërë vendin”, tha Taravari. Ai gjithashtu theksoi që dy popujt që krijojnë shtyllën e stabilitetit në vend janë populli shqiptarë dhe maqedonas, që së bashku janë 90%. “Çdo raport jo i mirë mes këtyre dy popujve krijon telashe në gjithë vendin”, tha ai.