89 të lënduar nga Koçani po mjekohen në vend, 76 jashtë shtetit, Andonovski: Jemi në konsultime me disa shtete për të dërguar pacientë të tjerë
Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Spitali i Shkupit së fundi kanë bërë të ditur gjendjen shëndetësore të pacientëve të vdekur nga zjarri në diskotekën e Koçanit, me informacione kryesore se ata janë të stabilizuar. Të gjithë pacientët janë në gjendje relativisht të qëndrueshme. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski tha se 89 të lënduar nga zjarri […]


Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Spitali i Shkupit së fundi kanë bërë të ditur gjendjen shëndetësore të pacientëve të vdekur nga zjarri në diskotekën e Koçanit, me informacione kryesore se ata janë të stabilizuar. Të gjithë pacientët janë në gjendje relativisht të qëndrueshme. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski tha se 89 të lënduar nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan po trajtohen në spitalet e Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se 76 pacientë po mjekohen jashtë shtetit, transmeton Portalb.mk.
“Të fundit janë transportuar mbrëmë në Kroaci 2, në Athinë 3, në Vjenë 2 pacientë dhe në Slloveni 2 pacientë”, tha Andovski, i cili shtoi se po shqyrtohet mundësia që të dërgojnë pacientë të tjerë në Vjenë, në Poloni, Suedi, Holandë, Itali, Kroaci, Norvegji dhe Slloveni.
Lajmi i mirë ka mbërritur sot nga Turqia, nga spitali i Ankarasë, ku janë trajtuar gjashtë pacientë. Kur u pranuan, të gjithë u intubuan dhe tashmë pesë nga gjashtë janë ekstubuar dhe po marrin frymë në mënyrë të pavarur, tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andonovski.
Në Toksikologji në Shkup janë duke u trajtuar 18 pacientë, por, siç tha drejtori, Andon Çibishev, katër në gjendje të rëndë janë transferuar në KARIL për trajtim intensiv.
“Nga 13 që kanë mbetur në Toksikologji nuk jemi të kënaqur me gjendjen e katër pacientëve të tjerë të cilët nuk janë stabil. Të gjithë pacientët kanë pësuar thithje tymi dhe djegie në traktin e sipërm respirator dhe në trup”, tha Çibishev.
Nga Ministria paralajmërojnë se sot do të dërgohen jashtë vendit edhe disa pacientë të tjerë, të cilët janë në gjendje më të rëndë, një në Slloveni dhe dy në Poloni.
Në zjarrin e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.
Deri në këto momente sipas 360 Gradë, 14 persona kanë përfunduar në paraburgim 48 orësh, mbi 20 persona janë të dyshuar, për dyshimet për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe nxitje e rrezikut të përgjithshëm.
Ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish-drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Goran Trajkovskit dhe 12 personave të tjerë, në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore në Koçan, gjyqtari i ka dënuar me paraburgim në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në mesin e të arrestuarve është edhe ish drejtori për Menaxhim me kriza, Bekim Maksuti dhe ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviç.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskitha se disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje penale juridike kanë vdekur, disa janë në spital.