A do të luaj Edon Zhegrova ndaj Pisa-s, Spalletti publikon listën

Juventusi sonte do të luaj si mysafire e Pisas, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Serie A. Trajneri i bardhezinjëve, Luciano Spalletti ka publikuar listën me futbollistët e ftuar, shkruan IndeksOnline. Në mesin e tyre është edhe anësori kosovar, Edon Zhegrova. 26-vjeçari ende nuk ka arritur të zë vend në 11-shen startuese, që […]

dhjetor 27, 2025 - 13:30
 0
A do të luaj Edon Zhegrova ndaj Pisa-s, Spalletti publikon listën

Juventusi sonte do të luaj si mysafire e Pisas, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Serie A.

Trajneri i bardhezinjëve, Luciano Spalletti ka publikuar listën me futbollistët e ftuar, shkruan IndeksOnline.

Në mesin e tyre është edhe anësori kosovar, Edon Zhegrova.

26-vjeçari ende nuk ka arritur të zë vend në 11-shen startuese, që prej transferimit në muajin shtator.

Zhegrova edhe sonte pritet të nis ndeshjen nga stoli dhe nuk dihet a do të ketë minuta në dispozicion gjatë pjesës së dytë.