“A është antikushtetues dekreti i Osmani”?, / Flet Kastrati
Avokati Emrush Kastrati, në emisionin “Gazeta”, ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe çështjes së dekretit të presidentes. Sipas tij, pas përfundimit të pasuksesshëm të seancës për zgjedhjen e presidentes, është ngritur çështja nëse duhet të pezullohen afatet kushtetuese. Ai theksoi se kjo ende nuk është vendosur përfundimisht, por është shqyrtuar kërkesa e kryeministrit


Avokati Emrush Kastrati, në emisionin “Gazeta”, ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe çështjes së dekretit të presidentes.
Sipas tij, pas përfundimit të pasuksesshëm të seancës për zgjedhjen e presidentes, është ngritur çështja nëse duhet të pezullohen afatet kushtetuese. Ai theksoi se kjo ende nuk është vendosur përfundimisht, por është shqyrtuar kërkesa e kryeministrit për dekretin e presidentes.
“Pas përfundimit të pasuksesshëm të seancës për zgjedhjen e presidentes shtrohet çështja e pezullimit të afateve kushtetuese. Kjo ende nuk është vendosur, por është shqyrtuar kërkesa e kryeministrit për çështjen e dekretit dhe Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një masë të përkohshme që e kemi tani”, tha Kastrati.
Ai shtoi se afatet kushtetuese varen nga faza në të cilën ndodhet procesi dhe nga veprimet që duhet të ndërmerren nga institucionet.
“Afatet kushtetuese varen nga faza në të cilën duhet të veprohet. Në rastin konkret, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të marrë parasysh nenin 82 të Kushtetutës që flet për shpërndarjen e Kuvendit dhe nenin 86 për kompetencat e presidencës, përkatësisht paragrafin 6 që flet për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit në rast të moszgjedhjes së presidentes”, u shpreh Kastrati.
