A është pasardhës i Ali Ahmetit në BDI? Flet Bujar Osmani
Se a është pasardhës i Ali Ahmetit në BDI? Bujar Osmani në Daily Click u përgjigj se, i pari i BDI-së ende ka shumë për t’i dhënë partisë dhe qytetarëve që siç tha, jetën e tij e ka shndërruar në një kauzë, përcjell TV21. Osmani tha se, Ali Ahmeti i ka mësuar që, jeta pa […] The post A është pasardhës i Ali Ahmetit në BDI? Flet Bujar Osmani appeared first on InfoShqip.com.

Se a është pasardhës i Ali Ahmetit në BDI? Bujar Osmani në Daily Click u përgjigj se, i pari i BDI-së ende ka shumë për t’i dhënë partisë dhe qytetarëve që siç tha, jetën e tij e ka shndërruar në një kauzë, përcjell TV21. Osmani tha se, Ali Ahmeti i ka mësuar që, jeta pa një mision të përbashkët kolektiv, është një jetë e humbur.
“Mendoj se Ali Ahmeti ende ka shumë për t’i dhënë edhe partisë edhe popullit. Është njeriu që, në 40 vitet e tij ka shndërruar jetën e tij në një kauzë që na ka mësuar të gjithë neve se, jeta pa një mision të përbashkët kolektiv, është një jetë e humbur. Ajo energji e Ali Ahmetit ende inspiron çdo njeri që e mbështet atë. Nuk dua të bëjë demagogji, unë jetën e kamë shumë më të mirë si klinikë, në spital. Jam më i nderuar, më i respektuar bile edhe më i paguar, por nuk është jetë nëse ti nuk ke punuar ose kontribuar për një të mirë të përgjithshme. Kështu na ka mësuar Ali Ahmeti”, tha Osmani.
The post A është pasardhës i Ali Ahmetit në BDI? Flet Bujar Osmani appeared first on InfoShqip.com.