Abdixhiku me FG të LDK-së: Gratë do të jenë në pozitat kyçe të vendimmarrjes

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku tha se sot u bashkuan edhe një herë me Forumin e Grave të LDK-së, siç tha ai, për ta kurorëzuar angazhimin e tyre shembullor. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se lista e tyre për deputetë në këto zgjedhje është sipas tij, dëshmia më e qartë e

shkurt 6, 2025 - 02:00
 0  5
Abdixhiku me FG të LDK-së: Gratë do të jenë në pozitat kyçe të vendimmarrjes
abdixhiku-me-fg-te-ldk-se:-grate-do-te-jene-ne-pozitat-kyce-te-vendimmarrjes

abdixhiku-me-fg-te-ldk-se:-grate-do-te-jene-ne-pozitat-kyce-te-vendimmarrjes

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku tha se sot u bashkuan edhe një herë me Forumin e Grave të LDK-së, siç tha ai, për ta kurorëzuar angazhimin e tyre shembullor.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se lista e tyre për deputetë në këto zgjedhje është sipas tij, dëshmia më e qartë e përkushtimit të LDK-së për fuqizimin e grave në politikë.

“Një mbrëmje sa e jashtëzakonshme aq dhe e këndshme mes zonjave të LDK-së. Sonte, kur na ndajnë pak ditë prej pëmbylljes së kësaj fushate historike, u bashkuam edhe një herë me Forumin e Grave të LDK-së për ta kurorëzuar angazhimin e tyre shembullor që i ka dhënë ritëm dhe energji lëvizjes sonë të madhe për ndryshim”.

“Nga çdo qytet dhe fshat, nga çdo lagje dhe çdo shtëpi, gratë e LDK-së kanë qenë forcë që ka mobilizuar qytetarët gjithandej vendit, ka mbjellur shpresë dhe ka ndërtuar vizionin e një Kosovë më të fortë”.

“Lista jonë për deputetë në këto zgjedhje është dëshmia më e qartë e përkushtimit të LDK-së për fuqizimin e grave në politikë. Kemi numrin më të madh të grave kandidate për zgjedhje në historinë e LDK-së – gra profesioniste, të përgatitura dhe të vendosura për ta udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të mirë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai gjithashtu tha se në qeverinë e ardhshme të LDK-së, gratë do të jenë në pozitat kyçe të vendimmarrjes.

“Por, kjo nuk ndalet vetëm në Kuvend! Në qeverinë e ardhshme të LDK-së, gratë do të jenë në pozitat kyçe të vendimmarrjes. Ato do të drejtojnë dikasteret më të rëndësishme të qeverisë, do të udhëheqin reformat në arsim, drejtësi, ekonomi, shëndetësi dhe kulturë. Profesionalizmi, përkushtimi dhe aftësitë e tyre do të jenë vet themeli i konsolidimit të shtetit, i forcimit të institucioneve dhe i rritjes së mirëqenies për çdo qytetar”.

Si baba i dy vajzave që po rriten në Kosovë, nuk më jep asgjë krenari më të madhe se sa të jem i rrethuar me kaq shumë shembuj të mirë për to – të grave me integritet të pathyeshëm që punojnë fort e që janë të gatshme ta marrin mbi supe barrën e rëndë të përgjegjësisë së udhëheqjes së shtetit. Prandaj, falemnderit të gjithë ju grave të Lidhjes për angazhimin tuaj të jashtëzakonshëm në këtë fushatë”.

“Kjo nuk është vetëm një garë zgjedhore – është një betejë për ta kthyer Kosovën në rrugën e duhur, dhe ju – gratë e LDK-së, jeni në ballë të këtij ndryshimi!  Me 9 shkurt, të gjithë bashkë do ta vazhdojmë hapin tonë për Kosovën e ëndrrave. Për fitore dhe asgjë më pak”, ka shkruar tutje Abdixhiku.