Abdixhiku nga Gjakova: Bizneset do të jenë partnerët tanë në ndërtimin e një Kosove më të fortë

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka vizituar kompaninë Rronifer në Gjakovë. Abdixhiku është shprehur se këto biznese janë patriotët modern të vendit, prandaj shteti nuk i ka armiq bizneset. “Sot pata kënaqësinë ta vizitoj kompaninë Rronifer në Gjakovë. Pashë nga afër teknologjinë e avancuar dhe ekipin profesionist të kësaj kompanie

Jan 16, 2025 - 19:00
 0  4
Abdixhiku nga Gjakova: Bizneset do të jenë partnerët tanë në ndërtimin e një Kosove më të fortë
abdixhiku-nga-gjakova:-bizneset-do-te-jene-partneret-tane-ne-ndertimin-e-nje-kosove-me-te-forte

abdixhiku-nga-gjakova:-bizneset-do-te-jene-partneret-tane-ne-ndertimin-e-nje-kosove-me-te-forte

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka vizituar kompaninë Rronifer në Gjakovë.

Abdixhiku është shprehur se këto biznese janë patriotët modern të vendit, prandaj shteti nuk i ka armiq bizneset.

“Sot pata kënaqësinë ta vizitoj kompaninë Rronifer në Gjakovë. Pashë nga afër teknologjinë e avancuar dhe ekipin profesionist të kësaj kompanie – edhe një shembull i qartë i shpirtit sipërmarrës dhe inovativ të popullit tonë! Prodhon në Kosovë. Eksporton jashtë. Ulë deficitin tregtar! Punëson 200 punëtorë! Këta janë patriotët modern të vendit! Prandaj shteti nuk i ka armiq bizneset!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se sektori privat është motor i ekonomisë së Kosovës, derisa ka shtuar se këto biznese do të jenë partnerë për ndërtimin e një Kosove më të fortë.

“Sektori privat është motorri i ekonomisë sonë – prandaj bizneset si Rronifer do të jenë partnerët tanë në ndërtimin e një Kosove më të fortë. Me qeverinë tonë, ky partneritet do të jetë baza e zhvillimit ekonomik, dhe bashkë me ta do t’i krijojmë kushtet që bizneset të rriten, të investojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e çdo qytetari. Bashkë, do ta sjellim ndryshimin që vendi ynë e meriton! Bashkë do të ecim në Rrugën e Re! Bashkë do ta bëjmë Kosovën! #LDK124″, ka thënë tutje Abdixhiku.

Postimi i plotë: