Abdixhiku: Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për herë të parë në rrjetin social Facebook, pas rezultateve në zgjedhjet e 9 shkurtit për kryeministër të Kosovës. Ai thotë se rritja e kësaj partie i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak, dhe për këtë është shprehur krenar, megjithatë shton se kjo

shkurt 10, 2025 - 14:00
 0  4
Abdixhiku: Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike
abdixhiku:-pas-numerimit-perfundimtar,-ldk-do-te-ofroje-qendrimet-e-veta-politike

abdixhiku:-pas-numerimit-perfundimtar,-ldk-do-te-ofroje-qendrimet-e-veta-politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për herë të parë në rrjetin social Facebook, pas rezultateve në zgjedhjet e 9 shkurtit për kryeministër të Kosovës.

Ai thotë se rritja e kësaj partie i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak, dhe për këtë është shprehur krenar, megjithatë shton se kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë.

Për këtë, kreu i LDK-së ndjen keqardhje.

“Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut! Punuam mbarë. Ecëm drejtë.  Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë. Shpresoj të ju kem prirë mbarë; shpresoj të ju kem përfaqësuar siç keni merituar gjithnjë! E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe. Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje”, shkruan ai.

Më tej, Abdixhiku thotë se pas numërimit përfundimtar të votave, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike.

“Pavarësisht të gjithave, Do të ketë dritë! Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike”, shton ai.