Abdixhiku thotë se LDK e zhbllokoi Kuvendin: Parti përgjegjëse drejt institucioneve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar i pestë i Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se me këtë zgjedhje, vendi më në fund ka Kuvend funksional dhe është rikthyer në afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë së re.

tetor 10, 2025 - 14:30
 0
Abdixhiku thotë se LDK e zhbllokoi Kuvendin: Parti përgjegjëse drejt institucioneve
Abdixhiku thotë se LDK e zhbllokoi Kuvendin: Parti përgjegjëse drejt institucioneve

Abdixhiku thotë se LDK e zhbllokoi Kuvendin: Parti përgjegjëse drejt institucioneve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar i pestë i Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se me këtë zgjedhje, vendi më në fund ka Kuvend funksional dhe është rikthyer në afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë së re.

“Me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, vendi sot ka Kuvend funksional dhe është rikthyer në afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë së re”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se LDK, edhe një herë, siç i takon e siç beson, shfaqet si parti përgjegjëse drejt institucioneve dhe vet Republikës.

“Me këtë veprim, u zhbllokua procesi për themelimin e institucioneve të reja, si dhe u parandaluan shkeljet e reja kushtetuese të Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, përfshirë uzurpimin e institucioneve nga një qeveri pa legjitimitet dhe pa autorizime ligjore e kushtetuese.

LDK, edhe një herë, siç i takon e siç beson, shfaqet si parti përgjegjëse drejt institucioneve dhe vet Republikës.

Rruga për formimin e Qeverisë është tashmë e hapur. Për 177 ditë me radhë, ata kanë thënë se i kanë votat. Tani le ta dëshmojnë këtë fakt para qytetarëve të Kosovës”, shkroi Abdixhiku./Klankosova.tv