Haga mbushet me UÇK, shqiptarë mblidhën anekënd botës në protestë kundër Speciales
Mijëra qytetarë nga Kosova dhe diaspora shqiptare janë mbledhur sot në Hagë për të protestuar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga pamjet që ka dërguar gazetarja Afërdita Lukaj, e cila po përcjell protestën atje, shihet një numër madh i protestuesve në parkun afër muzeut Madurodam në Hagë. Vetura të veshura me


Mijëra qytetarë nga Kosova dhe diaspora shqiptare janë mbledhur sot në Hagë për të protestuar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga pamjet që ka dërguar gazetarja Afërdita Lukaj, e cila po përcjell protestën atje, shihet një numër madh i protestuesve në parkun afër muzeut Madurodam në Hagë.
Vetura të veshura me flamujë e mbishkrime “Liria ka Emër” po bëjnë xhirot e para të protestës kundër Gjykatës Speciale që do të fillojë nga ora 14:00.
Për pesë vite paraburgim dhe një proces që i ka lënë shije të keqe drejtësisë – krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe të tjerët, nga nesër do të kenë figura të larta amerikane si James Rubin, që do të dëshmojnë në mbrojtje të tyre.
