Abrashi pas dështimit të 24’të në Kuvend, VV: Jemi në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka akuzuar partitë e tjera parlamentare për bojkot dhe sabotazh ndaj procesit të votimit për komisionin e fshehtë, duke e cilësuar këtë si pengesë kryesore për konstituimin e Kuvendit. “Ishim dëshmitarë të dështimit të 16-të për formimin e komisionit të fshehtë. Ky është rezultat i sabotazhit opozitar, dhe është


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka akuzuar partitë e tjera parlamentare për bojkot dhe sabotazh ndaj procesit të votimit për komisionin e fshehtë, duke e cilësuar këtë si pengesë kryesore për konstituimin e Kuvendit.
“Ishim dëshmitarë të dështimit të 16-të për formimin e komisionit të fshehtë. Ky është rezultat i sabotazhit opozitar, dhe është absurde,” tha Abrashi.
Ai shtoi se Vetëvendosje është në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese që, sipas tij, mund të ndihmojë në zhbllokimin e situatës aktuale.
“VV-ja është në pritje të një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese”, theksoi ai.
