Muhaxheri: Lidhjet familjare të afërta me pushtetin po thellojnë krizën korruptive në sektorin e energjisë
Njohësi i ekonomisë Artan Muhaxheri për FrontOnline ka komentuar lidhur me përfshirjen e njerëzve të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë Kurti në sektorin e energjisë, duke e cilësuar këtë situatë si pjesë të një krize të thellë korruptive. “Vetë fokusi i VV-së që ka qenë energjetika në zgjedhje, ka qenë e qartë dhe e

Njohësi i ekonomisë Artan Muhaxheri për FrontOnline ka komentuar lidhur me përfshirjen e njerëzve të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë Kurti në sektorin e energjisë, duke e cilësuar këtë situatë si pjesë të një krize të thellë korruptive.
“Vetë fokusi i VV-së që ka qenë energjetika në zgjedhje, ka qenë e qartë dhe e thjeshtë se s’ka qenë vetëm energjetika, por ka qenë më tepër se kaq – janë emrimet, keqpërdorimet në këtë sektor,” ka deklaruar Muhaxheri.
Ai thekson se sinjalet për probleme kanë qenë të shumta dhe të dokumentuara.
“Ka pasur sinjale, ka pasur mesazhe nëpër WhatsApp, ka pasur emërime dhe gjitha këto kanë përbërë këtë krizën e madhe korruptive në fushën e energjisë, dhe kjo e fundit me vëllain e Luan Dalipit,” shtoi ai për FrontOnline, duke iu referuar raportimeve për përfshirjen e të afërmve të këshilltarëve të lartë të qeverisë në bizneset energjetike.
Sipas tij, këto zhvillime nuk janë të izoluara dhe përbëjnë një rezultat të drejtpërdrejtë të korrupsionit institucional në këtë sektor.
“E gjithë kjo e ka një rezultat – është rezultati i korrupsionit që po ndodhë në sektorin e energjisë elektrike.” përfundoi ai.
