Ademi: Qëndrimi i Avokatit të Popullit për provimet juridike është skandaloz dhe në kundërshtim me ligjin
Zyrtaeri i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Avokatit të Popullit lidhur me zhvillimin e provimeve të jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit në gjuhën shqipe, duke e cilësuar atë The post Ademi: Qëndrimi i Avokatit të Popullit për provimet juridike është skandaloz dhe në kundërshtim me ligjin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zyrtaeri i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Avokatit të Popullit lidhur me zhvillimin e provimeve të jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit në gjuhën shqipe, duke e cilësuar atë si “tërësisht të gabueshëm dhe juridikisht të paqëndrueshëm”.
Sipas Ademit, interpretimi se provimi duhet të mbahet në gjuhën shqipe vetëm me kërkesë të kandidatit bie ndesh drejtpërdrejt me dispozitat ligjore në fuqi.
“Qëndrimi se provimi duhet të mbahet në gjuhën shqipe vetëm ME KËRKESË të kandidatit bie ndesh drejtpërdrejt me nenin 6 paragrafin 1 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, deklaroi Ademi.
Ai theksoi se ligji obligon institucionet që me detyrë zyrtare të sigurojnë zhvillimin e procedurave në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj, nëse kandidati është shqiptar, dhe jo vetëm pas një kërkese të veçantë.
Në reagimin e tij, Ademi kundërshton edhe idenë se çështja mund të zgjidhet përmes harmonizimit të ligjeve përkatëse.
“Qëndrimi se problemi zgjidhet me harmonizim të ligjeve për provimin e jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit është po ashtu në kundërshtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, u shpreh ai.
Sipas tij, nenet 23 paragrafi 4 dhe 5 të këtij ligji tashmë e rregullojnë qartë përdorimin e gjuhës dhe nuk lënë hapësirë për kushtëzime shtesë.
Ademi vlerëson se problemi real nuk qëndron te mungesa e harmonizimit të ligjeve, por te mungesa e vullnetit për zbatim.
“Propozimi i këtillë i Avokatit të Popullit nuk është gjë tjetër përveç se ulje e standardit të të drejtave gjuhësore duke e kushtëzuar përdorimin e gjuhës shqipe me kërkesë”, tha Ademi.
Ai ngriti edhe dilema për pasojat praktike të një qasjeje të tillë.
“Në bazë të këtij propozimi skandaloz, me të drejtë shtrohet pyetja se çka do të ndodh nëse ligji nuk harmonizohet, a kanë të drejtë studentët apo jo?”, pyeti ai.
Në fund, Ademi kritikoi ashpër institucionin e Avokatit të Popullit për, siç tha, mungesë guximi dhe dijeje në trajtimin e kësaj çështjeje.
“Në raste të tilla kur s’ka as guxim e as dije, më mirë është të mos jepen fare qëndrime dhe interpretime që krijojnë konfuzion juridik dhe dëmtojnë të drejtat e qytetarëve të garantuara me ligj dhe Kushtetutë”, përfundoi Ademi. Gazeta Flaka
The post Ademi: Qëndrimi i Avokatit të Popullit për provimet juridike është skandaloz dhe në kundërshtim me ligjin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .