Afër 16 milionë udhëtarë u regjistruan për një vit në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut u regjistruan gjithsej 15 838 000 udhëtar që kanë lëvizur përmes auto-taksive gjatë vitit 2024, transmeton Portalb.mk. “Me transportin auto-taksi, në vitin 2024, janë transportuar 15 838 000 udhëtarë, prej cilëve 14 670 000 në transportin urban, ndërsa në transportin mes qyteteve janë transportuar 1 168 000 udhëtarë”, raportoi Enti Shtetëror […]


Në Maqedoninë e Veriut u regjistruan gjithsej 15 838 000 udhëtar që kanë lëvizur përmes auto-taksive gjatë vitit 2024, transmeton Portalb.mk.
“Me transportin auto-taksi, në vitin 2024, janë transportuar 15 838 000 udhëtarë, prej cilëve 14 670 000 në transportin urban, ndërsa në transportin mes qyteteve janë transportuar 1 168 000 udhëtarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në bazë të llojit të derivateve që i shfrytëzojnë taksit, u raportua se taksit kanë shfrytëzuar 203 ton benzinë, 2 976 ton naftë dhe 2 316 gaz për vetura.
“Me 1 698 automjete janë realizuar gjithsej 51 250 000 kilometra, prej cilave 45 149 000 në transportin urban, ndërkaq në transportin mes qyteteve janë realizuar 6 101 000 kilometra.