Agjutanti i Gardës Kombëtare të Ajovës përfundon vizitën në FSK, vlerëson rolin e saj

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn ka përfunduar vizitën disaditore në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht, ai u prit në takim nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku u diskutua mbi bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet FSK-së

Prill 23, 2026 - 10:30
Agjutanti i Gardës Kombëtare të Ajovës përfundon vizitën në FSK, vlerëson rolin e saj
agjutanti-i-gardes-kombetare-te-ajoves-perfundon-viziten-ne-fsk,-vlereson-rolin-e-saj

agjutanti-i-gardes-kombetare-te-ajoves-perfundon-viziten-ne-fsk,-vlereson-rolin-e-saj

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn ka përfunduar vizitën disaditore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht, ai u prit në takim nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku u diskutua mbi bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet FSK-së dhe GKA-së.

Në vazhdën e agjendës, Gjeneral Osborn vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku u njoftua me zhvillimet kryesore në ngritjen e kapaciteteve operacionale, aktivitetet trajnuese, duke u fokusuar në linjat kryesore të përpjekjes si pjesë e planifikimit të përbashkët.

Gjithashtu, ai vizitoi edhe Gardën Kombëtare (GK), ku iu prezantua zhvillimi dhe kapacitetet specialistike, sfidat aktuale dhe objektivat zhvillimore të kësaj komande për të ardhmen. Në këtë rast, u diskutua edhe mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit në aktivitete të përbashkëta në fushat ku Garda Kombëtare është e specializuar.

Osborn falënderoi komandantin e ushtrisë së Kosovës për pritjen dhe vlerësoi lartë progresin e FSK-së, duke rikonfirmuar mbështetjen për avancimin e mëtejmë të kapaciteteve operacionale në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor të forcës.