AGK dënon sul*min në drejtim të portalit Veriu.info: Aktet e vandalizmit ndaj mediave përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK ka reaguar lidhur me sulmin në drejtim të portalit veriu.info “AGK dënon aktin e vandalizmit të zyrave të redaksisë së portalit Veriu.info, ku persona të panjohur kanë thyer xhamat e objektit. Ky sulm i cili ndodhi në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, është një tjetër tentativë për

shkurt 8, 2025 - 20:00
 0  4
AGK dënon sul*min në drejtim të portalit Veriu.info: Aktet e vandalizmit ndaj mediave përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit
agk-denon-sul*min-ne-drejtim-te-portalit-veriu.info:-aktet-e-vandalizmit-ndaj-mediave-perbejne-nje-kercenim-te-drejtperdrejte-ndaj-lirise-se-shtypit

agk-denon-sul*min-ne-drejtim-te-portalit-veriu.info:-aktet-e-vandalizmit-ndaj-mediave-perbejne-nje-kercenim-te-drejtperdrejte-ndaj-lirise-se-shtypit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK ka reaguar lidhur me sulmin në drejtim të portalit veriu.info

“AGK dënon aktin e vandalizmit të zyrave të redaksisë së portalit Veriu.info, ku persona të panjohur kanë thyer xhamat e objektit. Ky sulm i cili ndodhi në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, është një tjetër tentativë për të frikësuar dhe penguar punën e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje AGK-ja ka njoftuar se ka kontaktuar drejtorin e këtij mediumi, Gazmend Morina, për të shprehur mbështetjen e saj dhe kërkon nga Policia e Kosovës që të trajtojë me urgjencë këtë rast, të identifikojë autorët, dhe t’i sjellë ata para drejtësisë.

“Sulmet dhe aktet e vandalizmit ndaj mediave përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. AGK-ja rithekson thirrjen e saj të vazhdueshme për një ambient të sigurt dhe të lirë për gazetarët në Kosovë dhe kërkon nga institucionet kompetente që të garantojnë mbrojtjen e tyre”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së.