AGK-ja reagon pas kërcënimit ndaj gazetarit Berat Buzhala, i bën thirrje Kurtit të ndalë gjuhën linçuese ndaj mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon fuqishëm kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Berat Buzhala. Njëherit ky asociacion i ka reaguar edhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nga i cili ka kërkuar që ta ndalë gjuhën linçuese ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë. Nëpërmjet një reagimi, AGK është i alarmuar me kërcënimin me vrasje që

dhjetor 2, 2024 - 13:00
 0  6
AGK-ja reagon pas kërcënimit ndaj gazetarit Berat Buzhala, i bën thirrje Kurtit të ndalë gjuhën linçuese ndaj mediave
agk-ja-reagon-pas-kercenimit-ndaj-gazetarit-berat-buzhala,-i-ben-thirrje-kurtit-te-ndale-gjuhen-lincuese-ndaj-mediave

agk-ja-reagon-pas-kercenimit-ndaj-gazetarit-berat-buzhala,-i-ben-thirrje-kurtit-te-ndale-gjuhen-lincuese-ndaj-mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon fuqishëm kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Berat Buzhala. Njëherit ky asociacion i ka reaguar edhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nga i cili ka kërkuar që ta ndalë gjuhën linçuese ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë.

Nëpërmjet një reagimi, AGK është i alarmuar me kërcënimin me vrasje që është bërë ndaj gazetarit dhe themeluesit të “Nacionales”.

Reagimi vjen pasi Buzhala ka publikuar një mesazh që i ka ardhur në Facebook, nga një qytetar i cili ka shkruar “Besen e Shqiptarit po ta jap se pat vra ty e do si ti se lo dije ditet e numrume i ki, jo vec pi meje po ke T’fala prej Popullit Kosovar”.

“Ky është një kërcënim shumë serioz që vë në rrezik sigurinë e Buzhalës dhe medies ku punon, dhe AGK-ja e fton Policinë e Kosovës që ta shqyrtojë seriozisht dhe urgjentisht rastin e të mbajë përgjegjës personin në fjalë”, shkruan në reagim.

Përveç tjerash, AGK-ja e sheh me shqetësim të madh përhapjen e vazhdueshme të gjuhës së urrejtjes dhe lincimit ndaj gazetarëve, që vjen më së shumti nga zyrtarë qeveritarë dhe të partisë në pushtet.

“AGK e fton kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të ndalë gjuhën linçuese ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë, dhe që të njëjtën ta bëjnë edhe zyrtarët e tjerë të partisë së tij”.