Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ish-kryeministri kishte ankimuar masën që caktoi ndaj tij gjyqtari i Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti. Gjithashtu është rrëzuar edhe kërkesa e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Berishës, i cili […]

Prill 22, 2025 - 23:00
 0  11
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ish-kryeministri kishte ankimuar masën që caktoi ndaj tij gjyqtari i Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti.

Gjithashtu është rrëzuar edhe kërkesa e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Berishës, i cili kërkonte heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Berisha, i cili po hetohet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, është urdhëruar që të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë SPAK, të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji.