Rama në Gjirokastër: Kishim menduar të shihnim bionde suedeze para Ali Pashës?

Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me gratë dhe vajzat e qarkut Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij, Rama është ndalur te turizmi, ku u shpreh se sot Shqipëria është tjetër. Rama tha se pazari i Gjirokastrës është plot turistë, edhe pse nuk është fundjavë. Kryesocialisti u ndal edhe te rikthimi i […]

Prill 22, 2025 - 23:00
 0  3
Rama në Gjirokastër: Kishim menduar të shihnim bionde suedeze para Ali Pashës?

Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me gratë dhe vajzat e qarkut Gjirokastër.

Gjatë fjalës së tij, Rama është ndalur te turizmi, ku u shpreh se sot Shqipëria është tjetër. Rama tha se pazari i Gjirokastrës është plot turistë, edhe pse nuk është fundjavë.

Kryesocialisti u ndal edhe te rikthimi i shqiptarëve në atdhe, ku mori shembull kandidatin për deputet.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Këta njerëz nuk e dinë fare dhe kur e shohin nuk duan ta shohin Shqipërinë që ndryshon çdo ditë. Dje erdha me Mirelën në Gjirokastër, që nuk jemi ende në sezon dhe Qafa e Pazarit ishte plot. Ndërkohë shtohen e shtohen dyert që hapen në këtë qytet, që kur morëm detyrën kishte 2-3 dyer ku mund të trokisje për të fjetur. Edhe ata përpëliteshin për mbijetesë se nuk kishin numër turistësh. Gjirokastra e mbylli vitin me 600 mijë turistë, në Libohovë kishte veç një kafene sot ka bujtina e bujtina që hapen. Të mos flasim për Tepelenën, njerëzit vinin për ndonjë ngushëllim, ndërsa ata që martoheshin

Kishim menduar ne të shihnim bionde suedeze duke bërë xhiro para Ali Pashës. Kjo Shqipëri është krejt tjetër. Kur thonë ’është i sëmurë populli se s’ka ujë’, ndërkohë e kundërta është e vërtetë. Ka fshatra që s’kanë pasur ujë, dhe sot kanë 24 orë.

Kandidati për deputet është kthyer dhe rri këtu në Gjirokastër, ku familja ka bërë një investim. Si i bëhet? Sepse realisht është një Shqipëri e ndarë, është si një tru i ndarë. Ndaj them unë që nga ana tjetër e trurit ka ujë kënete, se s’ka mundësi. Jam i bindur që nëse ju rrini me mua dhe unë rri me ju e flasim 3 ditë e 3 natë do thoni shumë gjëra që nuk shkojnë, patjetër.”