“Të rifreskohet partia”, Rama-qytetarit në Përmet: Po mirë mo, hajde na jep një dorë

Kryeministri Edi Rama sot është ndalur në një takim me disa përfaqësues biznesesh turistike të zonës. Një prej tyre i është drejtuar kreut të PS duke i thënë se partia ka nevojë të rifreskohet. Qytetari: Si një ish-anëtar i juaji Rama: He mo se ma the dy herë tani këtë të ish-anëtarit Qytetari: Ju sugjeroj […]

Prill 22, 2025 - 23:00
 0  4
“Të rifreskohet partia”, Rama-qytetarit në Përmet: Po mirë mo, hajde na jep një dorë

Kryeministri Edi Rama sot është ndalur në një takim me disa përfaqësues biznesesh turistike të zonës.

Një prej tyre i është drejtuar kreut të PS duke i thënë se partia ka nevojë të rifreskohet.

Qytetari: Si një ish-anëtar i juaji

Rama: He mo se ma the dy herë tani këtë të ish-anëtarit

Qytetari: Ju sugjeroj të rifreskoni partinë

Rama: Po mir mo faleminderit që na urdhërove ta bëjmë, do ta shohim, po hajde futu dhe ti, na jep një dorë për ta rifreskuar. Mos të të gënjejë mendja që do rifreskosh ndonjë gjë në ndonjë drejtim tjetër, të paktën rri aty ke tenda.

Po në qoftë se do të ndihmosh për të rifreskuar partinë, hajde. Bujrum, bëhu ti rifreskimi. Se unë po bëj sa po mundem.