Ahmeti: Mbështetje për SHBA-në dhe Presidentin Trump, ishte zgjedhje e qartë dhe e drejtë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka theksuar mbështetjen e palëkundur të partisë që ai drejton ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë partneritet The post Ahmeti: Mbështetje për SHBA-në dhe Presidentin Trump, ishte zgjedhje e qartë dhe e drejtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka theksuar mbështetjen e palëkundur të partisë që ai drejton ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë partneritet si strategjik dhe të bazuar në vlera të përbashkëta.
“Mbështetja jonë e palëkundur ndaj aleatit tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë dhe mbetet zgjedhje e qartë dhe e drejtë”, deklaroi Ahmeti.
Ai shprehu gjithashtu mbështetje për lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe për angazhimin e SHBA-së kundër regjimeve autoritare dhe strukturave kriminale që, sipas tij, rrezikojnë stabilitetin global.
“Mbështes lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe angazhimin e SHBA-së përballë regjimeve autoritare dhe strukturave kriminale që kërcënojnë lirinë, demokracinë dhe sigurinë globale”, u shpreh Ahmeti.
Sipas liderit të BDI-së, qëndrimi i fortë amerikan ndaj krimit të organizuar dhe narkoliderëve është thelbësor jo vetëm për sigurinë e brendshme të SHBA-së, por edhe për paqen ndërkombëtare.
“Qëndrimi i fortë ndaj narkoliderëve dhe krimit të organizuar është mbrojtje jo vetëm për Amerikën, por për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”, tha ai.
Ahmeti theksoi se popujt meritojnë të jetojnë në liri dhe demokraci, duke nënvizuar rolin historik të SHBA-së në promovimin e këtyre vlerave.
“Popujt meritojnë të jetojnë të lirë, me institucione demokratike dhe sundim të ligjit, jo nën frikë dhe represion. Historia jonë na ka mësuar se kur Amerika udhëheq me vendosmëri, liria fiton”, deklaroi lideri i BDI-së.
Në fund, ai rikujtoi se edhe rrugëtimi i shqiptarëve drejt lirisë është i lidhur ngushtë me mbështetjen amerikane, duke theksuar rëndësinë e partneritetit transatlantik.
“Partneriteti transatlantik është më i fortë kur bazohet në vlera të përbashkëta dhe qëndrim të bashkuar përballë tiranisë. Kur Amerika qëndron e fortë, qëndrojmë të fortë së bashku”, përfundoi Ahmeti. Gazeta Flaka
The post Ahmeti: Mbështetje për SHBA-në dhe Presidentin Trump, ishte zgjedhje e qartë dhe e drejtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .