Ahmeti: Me Taravarin kam pasur bisedë të shkurtë telefonike
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mohuar se ka zhvilluar takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili është pjesë e Qeverisë. Ai tha se, me Taravarin kanë pasur vetëm një bisedë të shkurtër telefonike. Ahmeti tha se, BDI nuk zëvendëson asnjë subjekt shqiptar në qeveri dhe se ata janë për zgjedhje […]


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mohuar se ka zhvilluar takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili është pjesë e Qeverisë. Ai tha se, me Taravarin kanë pasur vetëm një bisedë të shkurtër telefonike. Ahmeti tha se, BDI nuk zëvendëson asnjë subjekt shqiptar në qeveri dhe se ata janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, shkruan Portalb.mk.
“Me angazhimin e partive politike në VLEN, në ekzekutivin e RMV-së i kanë devalvuar dhe poshtëruar shqiptarët e RMV-së. Në vazhdimësi u kemi bërë thirrje që të braktisin institucionin të mos bëhen pjesë e poshtërimit të shqiptarëve të mos jenë pjesë e devalvimit të shqiptarëve. Sa më parë që e kuptojnë këtë të gjithë, si duket nga të gjitha zhvillimet dhe raportet që më vijnë, zotëri Taravari e ka kuptuar që, pozitat e shqiptarëve në ekzekutivin e RMV-së, përveçse një argat dhe çka u thotë agai atë e bëjnë, si duket e ka kuptuar më herët. Uroj që edhe të tjerët ta kuptojnë”, deklaroi Ahmeti.
Në lidhje me deklaratat e kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, se ata kanë kanale komunikimi me ZIjadin Selën dhe për mundësinë që Sela të largohet nga Fronti Evropian, Ahmeti tha se, ai është në kontakt të përditshëm me Selën.
“Këto zëra dhe slogane i dëgjoj që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare. Sot ikin tre deputetë nga BDI, nesër dy nga Fronti, unë me legjenda të tilla nuk merrem. Me zotin Zijadin Sela jam në kontakt të përditshëm dhe është në rrjedha ashtu siç jam unë”, tha Ahmeti.
Kujtojmë se Taravari, mori vendim që në zgjedhjet lokale të dalë vet me listat për këshilltarë komunal. Sa i përket kandidatëve për kryetarë komune, ai tha se është i hapur që të bashkëpunojë me të gjithë, përfshirë edhe BDI-në, duke u shprehur se “Aleanca për Shqiptarët është shtëpi e madhe”. Pas kësaj, VLEN mbajti një mbledhje, ku konstatuan se Taravari, është vetë-përjashtuar nga ky koalocion. Përpasjet publike në VLEN shpërthyen pasi, Taravari në një intervistë për 360 Gradë të transmetuar më 31 mars, ka bërë kritikë publike për funksionimin e partive shqiptare në Qeveri. Ai tha se, koalicioni ka shumë mangësi dhe mospërputhjet e koalicionit shihen nga 100 kilometra larg, se po punojmë shumë ngadalë. Kjo ka nxitur përplasje publike të liderëve të tjerë të VLEN-it me Taravarin, që kanë vazhduar që nga kjo intervistë.
Koalicionin VLEN e përbëjnë Lidhja Demokratike, Alternativa, Lëvizja BESA, ASH e udhëhequr nga Arben Taravari, dhe Lëvizja Vetëvendosje.
VLEN është partner koalicioni i VMRO-DPMNE dhe ZNAM, me të cilët qeverisin me pushtetin aktual. VLEN-i ishte bashkuar për ta rrëzuar qeverisjen mbi dy dekadëshe të BDI-së. Mosmarrëveshjet në VLEN kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale, përkatësisht rreth ndarjes së komunave.