Ahmeti: Po i humba zgjedhjet shkoj në shtëpi! (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar nga Kumanova se nëse i humb zgjedhjet tërhiqet nga politika, shkruan gazeta LAJM. Kjo deklaratë e Ahmetit vjen disa ditë pasi koalicioni VLEN, porositi Ahmetin, para se të kërkojë zgjedhje të parakohshme të garantojë se largohet nga skena, nëse i humb zgjedhjet. “Duhet të dalim publikisht, tua themi […]

Nëntor 5, 2024 - 02:01
 0  7
Ahmeti: Po i humba zgjedhjet shkoj në shtëpi! (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar nga Kumanova se nëse i humb zgjedhjet tërhiqet nga politika, shkruan gazeta LAJM.

Kjo deklaratë e Ahmetit vjen disa ditë pasi koalicioni VLEN, porositi Ahmetin, para se të kërkojë zgjedhje të parakohshme të garantojë se largohet nga skena, nëse i humb zgjedhjet.

“Duhet të dalim publikisht, tua themi troç se këta nuk e marrin vesh. Ne nuk jemi të interesuar për të hyrë qeverinë, por sa më parë që këta e lëshojnë qeverinë, aq më mirë është për ta, për familjet e tyre sepse kjo është faqe e zezë për shqiptarët dhe historikisht neve e keqja na ka ardhur prej shqiptarëve dhe nuk është mirë. Dëgjova, kërkojnë nga unë që me notar të jep nënshkrim që 1 votë me I humb zgjedhjet, nuk do të jem pjesë e qeverisë. Unë një çerek shekulli them, po i humba zgjedhjet shkoj te shpija”, tha Ahmeti.