Paguajnë për autostradë, kalojnë nëpër gropa: Kumanovarët kërkojnë rikonstruim të autostradës drejt Shkupit

Qytetarët e Kumanovës kërkojnë urgjentisht riparimin e autostradën Kumanovë – Shkup, kryesisht pas pikë-pagesës në Milladinovc ku rruga është e dëmtuar, me gropa, dhe ka çarje të asfaltit. Ata shprehen të revoltuar duke theksuar se shpenzojnë çdo ditë nga 200 denarë për pagesa rrugore dhe nuk janë të kënaqur nga kushtet e rrugës, ku ndodh […]

maj 17, 2025 - 12:00
 0  5
Paguajnë për autostradë, kalojnë nëpër gropa: Kumanovarët kërkojnë rikonstruim të autostradës drejt Shkupit
Asfalt i dëmtuar në pikë-pagesën në Milladinovc. Foto nga Portalb.mk.

Qytetarët e Kumanovës kërkojnë urgjentisht riparimin e autostradën Kumanovë – Shkup, kryesisht pas pikë-pagesës në Milladinovc ku rruga është e dëmtuar, me gropa, dhe ka çarje të asfaltit. Ata shprehen të revoltuar duke theksuar se shpenzojnë çdo ditë nga 200 denarë për pagesa rrugore dhe nuk janë të kënaqur nga kushtet e rrugës, ku ndodh që shpesh i dëmtojnë veturat e tyre. Ndërkaq nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore arsyetohen se vijon procedura për riparimin e autostradave, duke mos dhënë afat konkret, shkruan Portalb.mk.

Një qytetar nga Kumanova theksoi se shpenzon 4 mijë denarë në muaj për pikë pagesat rrugore dhe se këto harxhime nuk i kthehen në këmbim me investime, pasi autostrada është e dëmtuar.

“Çdo ditë udhëtoj për në Shkup dhe kthehem përsëri për shkak të punës. Për këtë rrugë, çdo ditë paguaj 200 denarë vetëm për autostradën, dhe në fund të muajit, kjo më kushton rreth 4 mijë denarë pa i llogaritur shpenzimet e tjera si karburanti dhe mirëmbajtja e makinës”, tha ai.

Një qytetare nga Kumanova kërkoi që urgjentisht të riparohen dëmtimet dhe gropat në autostradën Kumanovë – Shkup.

“Unë çdo ditë kaloj në autostradën Kumanovë – Shkup dhe asfalti është i dëmtuar, dhe me gropa. Gjithashtu duke iu shmangur gropave në të njëjtën kohë papritmas më del një qen në rrugë dhe pastaj e godita me makinë, ku riparimi i veturës më ka kushtuar mbi 300 euro. Kërkoj nga institucionet përkatëse që sa më shpejtë të bëjnë riparimin e autostradës”, tha ajo. Çarje e asfaltit në Autostradën Kumanovë-Shkup. Foto nga Portalb.mk. Autostrada Kumanovë-Shkup e dëmtuar. Foto nga Portalb.mk. Çarje të asfaltit në autostradën Kumanovë-Shkup. Foto nga Portalb.mk. Asfalt i dëmtuar në pikë-pagesën në Milladinovc. Foto nga Portalb.mk. Alfalt i dëmtuar dhe me gropa. Në pikë-pagesën në Milladinovc. Foto nga Portalb.mk.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore për Portalb.mk theksoi se se është në vijim është procedura për riparimin e autostradave, por duke mos dhënë afat konkret.

“Aktualisht është në proces procedura për përzgjedhjen e zbatimit të të ashtuquajturës Marrëveshje Kuadër për mirëmbajtje investuese, me të cilën përfshihen dhe rehabilitohen rrugët e dëmtuara në të gjithë shtetin”, thanë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Ata thonë se një pjesë e autostradave përfshirë edhe autostradën Kumanovë-Shkup do të jenë në projektin “Trekëndëshi”, për të cilin do të aplikohet në institucione ndërkombëtare për sigurimin e fondeve.

“Trekëndëshi në fakt përfshin trekëndëshin rrugor: Hipodrom–Petrovec; Petrovec–Miladinovc dhe Miladinovc–Hipodrom. Pas sigurimit të fondeve, do të realizohet sanimi/rikonstruksioni i pjesëve më të dëmtuara të autostradës”, shtuan nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Të njëjtën e thanë edhe nga Ministria e Transportit.

Ndërmarrja e Rrugëve Shtetërore në në vitin 2020 nga mjetet e grumbulluara në bazë të taksave rrugore ka realizuar të ardhura totale në vlerë prej 34 milionë euro, në vitin 2021 mbi 46 milionë euronë vitin 2022 shuma është mbi 53 milionë euro, ndërsa viti 2023 u përmbyll me 62 milionë euro.

Pavarësisht miliona eurove të gjeneruara, qytetarët përballen me rrugë të dëmtuara për të cilat thonë se nuk ia vlen të paguhen çmimet e pagesave rrugore, të cilat sipas tyre janë të larta, dhe për këtë janë ankuar disa herë .