Nënkryetari i Prishtinës: Ekskursioni dhe mbrëmjet e Maturës nuk do të ndalohen
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka dal me një njoftim rreth raportimeve për ndalimin e ekskursioneve dhe mbrëmjeve të maturës në Prishtinë. Ai ka theksuar se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në kryeqytet. Manaj bëri të ditur se Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Zyrën ligjore, është duke finalizuar


Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka dal me një njoftim rreth raportimeve për ndalimin e ekskursioneve dhe mbrëmjeve të maturës në Prishtinë.
Ai ka theksuar se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në kryeqytet.
Manaj bëri të ditur se Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Zyrën ligjore, është duke finalizuar një akt udhëzues, i cili do të rregullojë qartë organizimin e aktiviteteve jashtëmësimore në të ardhmen.
Njoftimi i tij i plotë:
Për shkak të sqarimit të opinionit publik ju njoftojmë se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në kryeqytet!
Drejtoria e Arsimit në kryeqytet se bashku me Zyrën ligjore është duke finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet ekstra-kurrikulare si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave, e të tjera, i cili vlen për procedurat në të ardhmen!