Aksident mes tri automjeteve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Sot, rreth orës 16:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të fshatit Gërlicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë tri

Nëntor 7, 2025 - 18:30
 0
Aksident mes tri automjeteve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, tre të lënduar
Aksident mes tri automjeteve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, tre të lënduar

Aksident mes tri automjeteve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 16:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të fshatit Gërlicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma e parë mjekësore”, tha Veseli për Klankosova.tv.

Tutje, ai bëri të ditur se me rastin është marrë Njësia e Trafikut Rajonal të Ferizajt, e cila ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka përfunduar procedurat në vendngjarje./KK