Hyn në fazë të fundit projekti i instalimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë

31 kamera të tjera janë instaluar në Prishtinë, në kuadër të fazës së fundit të projektit për rritjen e sigurisë publike. 24 prej tyre, siç njofton komuna e Prishtinës, janë kamera me njohje automatike të targave (ANPR), gjashtë kamera videovezhguese multisensor, dhe një tjetër kamerë rrotulluese PTZ. Kamerat janë vendosur në: -Veternik – te “Shelli”;

Nëntor 7, 2025 - 18:30
 0
Hyn në fazë të fundit projekti i instalimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë
Hyn në fazë të fundit projekti i instalimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë

Hyn në fazë të fundit projekti i instalimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë

31 kamera të tjera janë instaluar në Prishtinë, në kuadër të fazës së fundit të projektit për rritjen e sigurisë publike.

24 prej tyre, siç njofton komuna e Prishtinës, janë kamera me njohje automatike të targave (ANPR), gjashtë kamera videovezhguese multisensor, dhe një tjetër kamerë rrotulluese PTZ.

Kamerat janë vendosur në:

-Veternik – te “Shelli”;

-Veternik – te ura;

-Veternik – rruga kryesore (magjistralja Prishtinë–Ferizaj);

-Rr. “B” – rrethi te Maxi;

-Rr. “B” – rrethi te barnatoret;

-Shkolla “Pavarësia”;

-Hyrja/dalja te tuneli nën Kurriz;

-Shkolla Ekonomike, dhe

-Te ura – rruga për Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit, në pikat ekzistuese janë shtuar kamera të reja ANPR për mbulim më efikas dhe monitorim të vazhdueshëm të trafikut dhe sigurisë publike.

Deri më tani, janë instaluar gjithsej 165 kamera sigurie në 54 lokacione të ndryshme të kryeqytetit.

“Ky është projekt i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit, si pjesë e strategjisë për forcimin e sigurisë publike dhe menaxhimin e integruar të trafikut urban. Ky është një hap tjetër drejt një Kryeqyteti më të sigurt, më të monitoruar dhe më të mençur”, thuhet tutje në njoftim.