Aksidenti me tre të vd*ekur në Badoc, Fushtica: Mbrëmë qyteti ynë u trondit

Tre persona vdiqën mbrëmë pas një aksidenti që ndodhi në rrugën Gjilan – Prishtinë. Vetura me të cilin ata po udhëtonin, ra në Liqenin e Badocit. Lidhur me rastin ka reaguar drejtori i Emergjencave në kryeqytet, Lulzim Fushtica. Fushtica deklaroi se mbrëmë “u trondit qyteti i Prishtinës”. “Ngushëllimet tona më të thella familjeve të të […]

tetor 6, 2024 - 15:00
 0  10
Aksidenti me tre të vd*ekur në Badoc, Fushtica: Mbrëmë qyteti ynë u trondit
aksidenti-me-tre-te-vd*ekur-ne-badoc,-fushtica:-mbreme-qyteti-yne-u-trondit

aksidenti-me-tre-te-vd*ekur-ne-badoc,-fushtica:-mbreme-qyteti-yne-u-trondit

Tre persona vdiqën mbrëmë pas një aksidenti që ndodhi në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Vetura me të cilin ata po udhëtonin, ra në Liqenin e Badocit.

Lidhur me rastin ka reaguar drejtori i Emergjencave në kryeqytet, Lulzim Fushtica.

Fushtica deklaroi se mbrëmë “u trondit qyteti i Prishtinës”.

“Ngushëllimet tona më të thella familjeve të të rinjve që humbën jetën. Bashkë ndajmë dhembjen e tyre”, tha Fushtica.

“Në këto momente të dhimbshme, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Zjarrfikësit e Kryeqytetit, Policinë e Kosovës, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca dhe në veçanti Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesional gjatë operacionit të shpëtimit”, theksoi ai.