Të humbura në mes të shkretëtirës, dy gra gjejnë një mundësi interesante udhëtimi: një deve
Një video që po qarkullon së fundmi në Instagram tregon dy gra në një shkretëtirë në Dubai, duke kërkuar shpëtim me dëshpërim. Pasi automjeti i tyre u prish, dyshja u gjetën të humbura në peizazhin e gjerë dhe të thatë, përcjell Telegrafi. Në një kthesë të çuditshme, njëra prej tyre hapi aplikacionin e saj Uber, […]
Një video që po qarkullon së fundmi në Instagram tregon dy gra në një shkretëtirë në Dubai, duke kërkuar shpëtim me dëshpërim.
Pasi automjeti i tyre u prish, dyshja u gjetën të humbura në peizazhin e gjerë dhe të thatë, përcjell Telegrafi.
Në një kthesë të çuditshme, njëra prej tyre hapi aplikacionin e saj Uber, vetëm për të gjetur një mundësi udhëtimi të papritur: një deve.
Pasi rezervuan transportin e pazakontë, ato mbetën të shtangura kur një burrë mbërriti me një deve, duke u prezantuar si një “shofer Uber Camel”.
Videoja supozohet se është regjistruar në Al Badayer në rrugën Dubai-Hatta, ndërsa historia mori shumë shpejt vëmendje në rrjete sociale.
Me shaka, një përdorues komentoi: “Për arsye sigurie, sigurohuni që të kontrolloni targat”.