Jack Smith në bisedime me Departamentin e Drejtësisë për përfundimin e ndjekjeve penale ndaj Trump-it

Këshilltari special Jack Smith është në bisedime aktive me drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë së ShBA-së për mënyrën e përfundimit të ndjekjeve të tij penale federale kundër Donald Trump-it, sipas një zyrtari të DOJ, shkruan CNN. Këto diskutime pritet të zgjasin disa ditë. Zyrtarët e DOJ-së po shqyrtojnë opsionet për mbylljen e dy çështjeve penale […]

Nëntor 7, 2024 - 04:00
 0  10
Jack Smith në bisedime me Departamentin e Drejtësisë për përfundimin e ndjekjeve penale ndaj Trump-it

Këshilltari special Jack Smith është në bisedime aktive me drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë së ShBA-së për mënyrën e përfundimit të ndjekjeve të tij penale federale kundër Donald Trump-it, sipas një zyrtari të DOJ, shkruan CNN.

Këto diskutime pritet të zgjasin disa ditë.

Zyrtarët e DOJ-së po shqyrtojnë opsionet për mbylljen e dy çështjeve penale kundër Trump-it – për përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe për keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara – ndërsa po respektojnë gjithashtu një memo të vitit 2020 nga Zyra e Këshillit Ligjor të departamentit mbi akuzat apo ndjekjet penale kundër presidentëve në detyrë.

Trump ka deklaruar disa herë se planifikon ta shkarkojë Smith-in.

Jack Smith ishte prokurori që ngriti aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve, pranë Dhomave të Specializuara të Hagës. Ai po hetonte edhe tashmë fituesin e zgjedhjeve në ShBA Donald Trump në lidhje me zgjedhjet e vitit 2020.