Ulsi Manja takim me kryeprokuroren belge: Partnerë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja takoi sot Ann Fransen, Drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës, dhe delegacionin e saj në Shqipëri. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Manja thekson se gjatë takimit kanë diskutuar bashkëpunimin e mëtejshmë mes dy vendeve për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Postimi i plotë: […]

Nëntor 7, 2024 - 22:00
 0  7
Ulsi Manja takim me kryeprokuroren belge: Partnerë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja takoi sot Ann Fransen, Drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës, dhe delegacionin e saj në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Manja thekson se gjatë takimit kanë diskutuar bashkëpunimin e mëtejshmë mes dy vendeve për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Postimi i plotë:

Diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy qeverive tona, ministrive dhe agjencive të zbatimit të ligjit për të forcuar përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Si ish-Prokuror dhe Ministër i Drejtësisë, ishte kënaqësi të dëgjoja nga miqtë belgë vlerësimin më të lartë për profesionalizmin, integritetin dhe punën e kolegëve të tyre në SPAK, në luftën kundër krimit të organizuar dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme. E sigurova znj. Fransen për përkushtimin tonë të palëkundur në ofrimin e ndihmës juridike reciproke dhe mbështetjen e hetimeve penale. Shqipëria mbetet e angazhuar për një sistem drejtësie të fortë dhe për një shoqëri më të sigurt, në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.