Aksidenti në aksin Rashçe-Saraj, Taravari: Qofshin të Parajsës këto viktima të pafajshme
Ky vit nisi me një aksident të tmerrshëm që ka rënduar shpirtin e secilit nga ne, shkruan ministri i shëndetësisë dhe lideri i ASH-së Arben Taravari, duke shprehur ngushëllime rreth The post Aksidenti në aksin Rashçe-Saraj, Taravari: Qofshin të Parajsës këto viktima të pafajshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ky vit nisi me një aksident të tmerrshëm që ka rënduar shpirtin e secilit nga ne, shkruan ministri i shëndetësisë dhe lideri i ASH-së Arben Taravari, duke shprehur ngushëllime rreth tragjedisë që ndodhi sonte në aksin Rashçe-Saraj.
“Tragjedia e ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj ka marrë jetën e një familje të tërë duke shpëtuar vetëm një fëmij 5 vjeçar prej tyre…Ngushëllime të afërmve! Qofshin të Parajsës këto viktima të pafajshme”, shkruan Taravari.
Informatat e fundit flasin që automjeti që është aksidentuar në Vardar afër fshatit Rashçe është tërhequr. Prej saj janë nxjerrë trupat e tre personave. Vazhdojnë kërkimet për personin e katërt, ndërsa nga aksidenti për momentin ka shpëtuar një fëmijë 4 vjeç, që fillimisht ishte dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike. Flaka Media
The post Aksidenti në aksin Rashçe-Saraj, Taravari: Qofshin të Parajsës këto viktima të pafajshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .