Vetë pa mandat? Rama: Do ketë emra të rinj në listat për deputetë, kush refuzon listat e hapura të…
Kryeministri Edi Rama duket se dëshiron një ndryshim rrënjësor në Grupin Parlamentar socialist, dhe për këtë paralajmëroi të gjithë deputetët e tij të bëhen gati për të sfiduar njëri-tjetrin në lista të hapura. “Ata që janë me një mandat deputeti në lista të hapura. Ne duhet t’u japim shqiptarëve një eksperiencë të vjetër me energji […]

Kryeministri Edi Rama duket se dëshiron një ndryshim rrënjësor në Grupin Parlamentar socialist, dhe për këtë paralajmëroi të gjithë deputetët e tij të bëhen gati për të sfiduar njëri-tjetrin në lista të hapura.
“Ata që janë me një mandat deputeti në lista të hapura. Ne duhet t’u japim shqiptarëve një eksperiencë të vjetër me energji të reja. Transfuzion gjaku! Kush nuk pranon sfidën, është i lirë të largohet”, tha ai në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.
Ai theksoi se është e drejta e kujtdo që për arsye nuk dëshiron të jetë në listën e hapur.
“Nëse nuk jeni dakord, komunikoni me drejtuesin politik”, tha ai.
Përjashtim do të bëjnë vetëm drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët, sipas Ramës, do të disbalanconin garën nëse do të mendonin për veten dhe jo për ekipin. “Asnjë drejtues nuk dua të bëjë garë për kandidat të caktuar”, shtoi kryeministri.
Gjithashtu ai e la të hapur mundësinë që më 11 maj mund të mos jetë më deputet.
“Nuk e kam marrë ende vendimin nëse do të jem deputet”, ka thënë ai.