Aksidentohen vetura me kamion në Malishevë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe veture në fshatin Llazicë të Malishevës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Sot, rreth orës 12:30, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Llazicë, komuna e Malishevës, në rrugën Pejë–Prishtinë”.

Jan 2, 2026 - 15:00
 0
Aksidentohen vetura me kamion në Malishevë, lëndohet një person
Aksidentohen vetura me kamion në Malishevë, lëndohet një person

Aksidentohen vetura me kamion në Malishevë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe veture në fshatin Llazicë të Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot, rreth orës 12:30, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Llazicë, komuna e Malishevës, në rrugën Pejë–Prishtinë”.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Sipas informatave fillestare, dyshohet se shoferi i veturës ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me kamionin i cili ishte jashtë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në konfirmim.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke trajtuar rastin.