Këta janë 20 kandidatët më pak të votuar për deputetë nga VV, PDK, LDK e AAK

Në listat e katër subjekteve politike që pritet të formojnë legjislaturën e re ka kandidatë që nuk arritën të fitojnë as deri në 500 vota, bazuar në rezultatet prelimianre të KQZ-së. Me numërimin e mbi 90% të votave në vendvotimet brenda vendit, në Lëvizjen Vetëvendosje kandidati me më së paku vota është Adelina Veliji, e

Jan 2, 2026 - 15:00
 0
Këta janë 20 kandidatët më pak të votuar për deputetë nga VV, PDK, LDK e AAK
Këta janë 20 kandidatët më pak të votuar për deputetë nga VV, PDK, LDK e AAK

Këta janë 20 kandidatët më pak të votuar për deputetë nga VV, PDK, LDK e AAK

Në listat e katër subjekteve politike që pritet të formojnë legjislaturën e re ka kandidatë që nuk arritën të fitojnë as deri në 500 vota, bazuar në rezultatet prelimianre të KQZ-së.

Me numërimin e mbi 90% të votave në vendvotimet brenda vendit, në Lëvizjen Vetëvendosje kandidati me më së paku vota është Adelina Veliji, e cila nuk numëron më shumë sesa 3,652 vota.

Në pesshën e fundit të listës së LVV-së ndodhen edhe Burim Mehmeti, Rea Krasniqi, Shefqet Gjocaj dhe Kaltrina Gruda.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, e cila bazuar në rezultatet preliminare renditet partia e dytë, kandidati më pak i votuar është Dafina Broqi nga Peja. Ajo ka fituar 862 vota.

Në LDK, më pak të votuarit janë Kimete Kuka Hasllari, Nafie Rusinovci, Sevdije Abazi, Roni Kosmann dhe Gafurr Ibrahimi.

Kandidati me më së paku vota nga të katër partitë kryesore, është Vjollca Vokrri. Ajo ndodhet në listën e AAK-së dhe ka arritur të sigurojë vetëm 280 vota, sipas rezultateve preliminare.