Aktivistë partiakë vendosën pankarta anti-BDI në emër të studentëve
Në Shkup janë shfaqur mbrëmë pankarta të reja, për të cilat fillimisht u pretendua se janë vendosur nga studentët, si reagim ndaj, sipas tyre, përpjekjeve për politizimin e kauzës së The post Aktivistë partiakë vendosën pankarta anti-BDI në emër të studentëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në Shkup janë shfaqur mbrëmë pankarta të reja, për të cilat fillimisht u pretendua se janë vendosur nga studentët, si reagim ndaj, sipas tyre, përpjekjeve për politizimin e kauzës së tyre.
Në njërën prej pankartave shkruhet: “BDI, ju nuk po na mbroni, po tentoni të na përdorni kauzën – studentët”, duke adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj Bashkimi Demokratik për Integrim.
Ndërsa në një pankartë tjetër thuhet: “Kur ishit në pushtet heshtët, në opozitë politizoni jurisprudencën – studentët”, duke ngritur akuza për standarde të dyfishta në raport me çështjet studentore dhe sistemin juridik.
Megjithatë, burime jozyrtare bëjnë të ditur se kjo fushatë mund të mos jetë spontane. Sipas tyre, pankartat dyshohet se janë vendosur nga aktivistë me pagesë të lidhur me një subjekt politik brenda VLEN, të cilët kanë tentuar t’i japin ngjyrime politike protestës studentore.
“Ata s’janë studentë as që kanë kryer fakultate, janë militantë partiak”, theksuan burimet tona.
Burimet tona pretendojnë se nga terreni janë siguruar edhe fotografi, në të cilat shihen aktivistë të njohur nga Çair teksa vendosin pankartat. Sipas të njëjtave burime, këto pamje pritet të publikohen gjatë ditës në rrjetet sociale, çka mund të hedhë më shumë dritë mbi organizimin dhe prapaskenat e këtij aksioni.
Deri më tani, nuk ka reagim zyrtar nga palët e përmendura lidhur me këto pretendime. Gazeta Flaka
The post Aktivistë partiakë vendosën pankarta anti-BDI në emër të studentëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .