Aktori Barry Keoghan foli për fëmijërinë e tij të vështirë: Nëna ime vdiq nga një mbidozë, kjo më përndjek

Aktori Barry Keoghan ka folur hapur për kujtimet e dhimbshme të nënës së tij të ndjerë, e cila ishte e varur nga heroina. Keoghan ishte vetëm 12 vjeç kur nëna e tij Debbie vdiq nga një mbidozë, shkruan DailyMail. Aktori gjithashtu kujtoi periudhën e vështirë në të cilën kaloi ai, kur nëna e tij u […]

Nëntor 6, 2024 - 13:00
 0  5
Aktori Barry Keoghan foli për fëmijërinë e tij të vështirë: Nëna ime vdiq nga një mbidozë, kjo më përndjek

Aktori Barry Keoghan ka folur hapur për kujtimet e dhimbshme të nënës së tij të ndjerë, e cila ishte e varur nga heroina.

Keoghan ishte vetëm 12 vjeç kur nëna e tij Debbie vdiq nga një mbidozë, shkruan DailyMail.

Aktori gjithashtu kujtoi periudhën e vështirë në të cilën kaloi ai, kur nëna e tij u nda nga jeta.

“Më përndjek akoma, nuk i harron ato gjëra. Nuk harron të presësh jashtë zyrës së shërbimeve sociale duke pritur që një familje e re të të marrë dhe pastaj të shkosh me ta në një mjedis krejtësisht të ri”, rrëfeu Keoghan.

Aktori gjithashtu foli për tiparet me të cilën e kujton akoma të ëmën e tij të ndjerë.

“Mamaja ime ishte një grua e mrekullueshme. E gjatë, me flokë të errët, thjesht e bukur. Është e trishtueshme të shohësh njerëz të kalojnë një luftë të tillë dhe të mposhtin një luftë të tillë”, shpjegoi ai, duke treguar se babai dhe xhaxhai i tij gjithashtu u përballën me të njëjtin problem.

Ai e mban të gjallë kujtimin e nënës së tij me një byzylyk argjendi të gdhendur me emrin e saj.

Keoghan dhe vëllai i tij më i vogël Eric kaluan nëpër 13 shtëpi të ndryshme përpara se të transferoheshin në një apartament me dy dhoma gjumi me tezen dhe gjyshen e tyre.

Vëmendja mbi aktorin u ngjallë edhe më shumë me rolin e tij në filmin Gladiator II, i cili pritet të dalë së shpejti.