Aktorja e njohur zbulon se është diagnostikuar me kancer në gji

Aktorja e njohur amerikane, Jenna Fischer, ka zbuluar se në dhjetor të vitit të kaluar është diagnostikuar me kancer në gji. Fischer, e cila njihet për rolin e saj në “The Office”, njoftoi se e mori vesh që ka kancer kur një kontroll i rregullt rezultoi me shumë dyshime të ngritura nga doktori, i cili […]

tetor 9, 2024 - 11:00
 0  6
Aktorja e njohur zbulon se është diagnostikuar me kancer në gji

Aktorja e njohur amerikane, Jenna Fischer, ka zbuluar se në dhjetor të vitit të kaluar është diagnostikuar me kancer në gji.

Fischer, e cila njihet për rolin e saj në “The Office”, njoftoi se e mori vesh që ka kancer kur një kontroll i rregullt rezultoi me shumë dyshime të ngritura nga doktori, i cili vazhdimisht i kërkoi të bëjë analiza të tjera.

Nga ajo kohë, Fischer ka qenë duke marrë tretman mjekësor, përfshirë nënshtrimit të operacionit, kimioterapisë dhe rrezatimit.

Fischer tha se forma e saj e kancerit, ndonëse në fazë të parë, ishte agresive, por fatmirësisht e trajtueshme.

Në janar, ajo hoqi një pjesë të indit të gjirit, ndërkaq tani njofton se është më mirë.

Fischer arriti të mbajë këtë proces larg syrit publik, duke u shfaqur gjithnjë me paruke dhe kapela të ndryshme për të mos u vënë re.