Molliqaj tregon pse PSD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje: Nuk jemi dorëzuar, i pamë matjet e opinionit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dha arsyet e mospjesëmarrjes së partisë së tij në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Megjithatë, Molliqaj tha se nuk do të dorëzohen. “Përveç hapësirës që i është dhënë PSD-së dhe PSD ka pru kontribut të shtuar në debatin publik, mos të harrojmë një kohë partitë opozitare u zhdukën totalisht, ato u […]
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dha arsyet e mospjesëmarrjes së partisë së tij në zgjedhjet e 9 Shkurtit.
Megjithatë, Molliqaj tha se nuk do të dorëzohen.
“Përveç hapësirës që i është dhënë PSD-së dhe PSD ka pru kontribut të shtuar në debatin publik, mos të harrojmë një kohë partitë opozitare u zhdukën totalisht, ato u kthynë në studio pak para zgjedhjeve lokale…Besdoj që PSD është munduar me gjoksin e vet me shty një tregim politik që në fillet e saj është përjetuar si inat, jo nga mediat por nga një pjesë e madhe e shoqërisë së Kosovës…”
“Ne jemi kanë të ndëshkuar duke u dukur si ektremista të panevojshëm…, e kemi parapa Kurtin të rrezikshëm e jokalimtar, kemi pa Kurti që është ngreh e mos këput dhe ky i pranon të gjitha”, u shpreh Molliqaj.
“Nuk kemi vendos me u dorëzu, nuk kemi vendos me u laku përmes koalicioneve me partitë opozitare joparimore. Ne nuk e kemi problem me bo koalicion me partitë opozitare, por ka mungu qasja e përbashkët dhe dallimet programore dihet që janë, por dallimet do të mund të zhdukeshin nëse do kishim kauzë të përbashkët. Unë kam pa që opozita ma shumë ka dashtë me u dallu me njëra-tjetrën sesa me u bo bashkë, edhe për bindjen që Kurti nuk është rrezik”.
“Krejt këto elemente na kanë bërë të qartë me matjet e fundit të shtatorit”, tha Molliqaj në Pressing.