Akuza për përdhunim, Dani Alvesh shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka liruar Dani Alveshin nga akuzat për sulm seksual, pasi ai u dënua pak më shumë se një vit më parë. Sipas gazetës Sport, tre gjyqtarët që ishin në këtë çështje gjetën një “seri boshllëqesh, pasaktësish, mospërputhjesh dhe kontradiktash në fakte, vlerësimin gjyqësor dhe pasojat e tyre”, lexohej në vendimin e gjykatës […]

Mars 28, 2025 - 23:00
 0  6
Akuza për përdhunim, Dani Alvesh shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka liruar Dani Alveshin nga akuzat për sulm seksual, pasi ai u dënua pak më shumë se një vit më parë.
Sipas gazetës Sport, tre gjyqtarët që ishin në këtë çështje gjetën një “seri boshllëqesh, pasaktësish, mospërputhjesh dhe kontradiktash në fakte, vlerësimin gjyqësor dhe pasojat e tyre”, lexohej në vendimin e gjykatës sot (e premte) në mëngjes. Fillimisht, Alvesh u dënua për përdhunim dhe u dënua me 4.5 vjet burg, pas një gjyqi që zgjati disa javë për të përfunduar.

U desh më shumë se një vit që çështja të arrinte në gjyq, me brazilianin që kaloi 14 muaj në paraburgim. Pas dënimit, Alvesh vendosi një garanci me kusht që thuhet se kapte vlerën e rreth 1 milion euro dhe që atëherë jeton në Katalonjë, megjithëse atij i është mohuar leja për t’u larguar nga vendi ndërsa apeli i tij ishte në proces.